Gruaja gazetare dhe prodhuese birre në Graçanicë
Your browser doesn’t support HTML5
Zorica Vorguçiq, tash e gjashtë vjet, ka nisur të prodhojë birrë artizanale në kushte shtëpiake. Ajo është pronare e birrarisë Pivxhan në Graçanicë - qytet me shumicë serbe në pjesën qendrore të Kosovës. Investimet thotë se i janë shpaguar dhe se tashmë, përveç restoranteve me pronarë serbë, ka klientë shqiptarë edhe në Prizren dhe Prishtinë.