Dita e parë e qortimit: Dilema dhe kundërshtime për targat
Your browser doesn’t support HTML5
Policia e Kosovës është duke lëshuar letra qortuese për qytetarët serbë të Kosovës që kanë automjete me targa ilegale serbe, të tilla si: ‘PR’, ‘KM’, ‘PZ’ e të tjera. Kjo është faza e parë e procesit për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme që i lëshon Serbia, në targa RKS apo Republika e Kosovës. Në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës, ky proces do të zgjasë gati gjashtë muaj - nga 1 nëntori deri më 21 prill. Nga kjo datë, në komunikacion do të lejohen vetëm makina me RKS. Disa serbë të anketuar në veri të Kosovës - ku kryesisht qarkullojnë makinat me targa të paligjshme - vazhdojnë të jenë në dilemë ose kundër targave që i lëshon shteti i Kosovës.