Pritjet e serbëve në Kosovë nga zgjedhjet në Serbi

Your browser doesn’t support HTML5

Qytetarët serbë të Kosovës janë duke votuar në zgjedhjet parlamentare të Serbisë. Pritjet e tyre janë të ndryshme, për një të ardhme më të mirë, për paqe dhe qetësi, por ka edhe mjaft qytetarë skeptikë. Në Mitrovicë të Veriut dhe Graçanicë, shumica e serbëve lokalë kanë dalë në vendvotime me maska, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Megjithatë, në mjaft raste, gjatë pritjeve për të votuar, distanca fizike nuk është respektuar.