Në Prishtinë marshohet për ndaljen e dhunës ndaj grave
Your browser doesn’t support HTML5
Drejtësi për viktimat dhe dënime të larta për vrasësit dhe dhunuesit e grave u kërkua në një marsh, që u organizua në Prishtinë, kundër dhunës me bazë gjinore. Marshi u thirr nga organizata Artpolis pas vrasjes tragjike të Liridona Murselit, për të cilin rast u arrestua si i dyshuar bashkëshorti i saj dhe dy persona të tjerë.