Politikanët amnistojnë veten për shkeljen e masave kundër COVID-19
Your browser doesn’t support HTML5
Partitë politike po përmbyllin fushatën zgjedhore, gjatë së cilës organizuan mitingje masive, pa i respektuar masat kundër COVID-19. Policia ka qëndruar indiferente në shumicën prej këtyre tubimeve. Por, qytetarët dhe bizneset kanë vazhduar të dënohen për mosvendosje të maskave dhe mosrespektim të distancës fizike. Më 11 shkurt, Qeveria në detyrë e Kosovës ka lehtësuar masat kundër pandemisë, duke hequr orën policore dhe duke rritur numrin e personave që mund të marrin pjesë nëpër tubime.