Policia ruan Rajska Banjën, qytetarët kundër administrimit të saj nga Kosova
Your browser doesn’t support HTML5
Policia e Kosovës është duke e ruajtur kompleksin e Rajska Banja në Banjskë të Zveçanit që nga mesdita e 19 dhjetorit, kur institucionet e Kosovës e morën nën administrim këtë kompleks. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se pronësia është e padiskutueshme dhe se investimi i Serbisë në të ka qenë i jashtëligjshëm. Banorët e Banjskës thonë se marrja nën menaxhim e këtij kompleksi është veprimi i radhës i institucioneve të Kosovës kundër tyre.