Kosnett: Me BE-në kemi partneritet dhe jo rivalitet
Your browser doesn’t support HTML5
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, palët duhet të bëjnë kompromise. Duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe bashkëpunimit që ka SHBA-ja me Bashkimin Evropian, Kosnett tha se me Brukselin, Uashingtoni ka partneritet dhe jo rivalitet.