Optimizmi, pesimizmi dhe shakatë rreth anëtarësimit të Ballkanit në BE

Your browser doesn’t support HTML5

Liderët e Ballkanit Perëndimor kanë diskutuar gjerë e gjatë se si e shohin anëtarësimin e rajonit në Bashkimin Evropian, për vizionet e tyre, pengesat dhe qasjen e bllokut evropian në këtë temë. Ata janë mbledhur në kryeqytetin çek, Pragë, në kuadër të forumit të sigurisë Globsec, përgjatë të cilit është diskutuar edhe për luftën e Rusisë në Ukrainë, rëndësinë e mbështetjes së Kievit, zgjedhjet në ardhje në Shtetet e Bashkuara, idenë e përfshirjes së inteligjencës artificiale në fushëbetejë, sfidat në shëndetësi dhe mundësitë për arritje të paqes në Lindje të Mesme. (Realizimi: Roman Kupka, Jan Kaiser)