"Nuk e kam marrë pensionin që dy muaj"
Your browser doesn’t support HTML5
Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin, ia ka vështirësuar punët 78 vjeçit Millomir Ribaq nga fshati Dresnik i Klinës. Ka dy muaj që ai nuk e ka marrë pensionin e Serbisë dhe për momentin, ai, gruaja e tij dhe motra 80 vjeçe, jetojnë me vetëm 100 euro pension që ai merr nga buxheti i Kosovës. Në këtë situatë janë edhe shumë serbë të moshuar në qytete të ndryshme të Kosovës.