Një vit ngjarjesh të jetësuara në fotografi

Bebe Rexha duke performuar gjatë Festivalit Sunny Hill në Prishtinë, Kosovë, 25 korrik 2024.

Një ushtar vëzhgon teksa qëndron hipur mbi një automjet ushtarak. Më 27 nëntor në Kosovë shënohet "Dita e Forcës", që simbolizon themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
 

Një vajzë e vogël dhe një burrë "me këmbë protetike të veshur me kostume të kuqe marrin pjesë në edicionin e nëntë të mini-maratonës “Vrapo Babadimër” në Prishtinë, që ka për qëllim mbledhjen e fondeve për çështje humanitare.

Ekipet gjatë sanimit të dëmeve në kanalin e ujit Ibër- Lepenc. Shpërthimi i 29 nëntorit në kanalin e ujit në Varragë të Zubin Potokut - prej nga furnizohen me ujë disa qytete dhe termoelektrana të Kosovës - u shkaktua nga rreth 20 kilogramë eksplozivë, sipas autoriteteve kosovare, të cilat e cilësuan atë si më të rëndin në infrastrukturën kritike të vendit që nga lufta e viteve 1998/99.

Pamje nga Parada e Krenarisë e mbajtur në Prishtinë nga 3 deri më 3 qershor. Në një raport të publikuar në mars të këtij viti, nga Spartacus Gay Travel Index, Kosova u rendit si vendi më pak mikpritës për personat e komunitetit LGBTI+ në mesin e vendeve të Ballkanit dhe më keq se vendet e Bashkimit Evropian. 

Një grua kalon pranë një grafiti kundër femicidit – “Po vrisni gra”, i shkruar në ndërtesën e Policisë së Kosovës, Prishtinë, Kosovë, 7 gusht 2024.

Salla e mësimit ku pacientët marrin terapinë në mungesë të hapësirës. Në mungesë të hapësirave në Hematologji, pacientët me kancer janë zhvendosur në katin përdhesë të ndërtesës, përkatësisht në sallë të destinuar për ushtrime dhe ligjërata të studentëve në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
 

Instalacion artistik në Prishtinë në Ditën Botërore të Refugjatëve.

Dy burra drejtojnë traktorët e tyre në kahe të kundërta teksa lërojnë në një arë në rajonin e Vushtrrisë.

Më 1 janar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, u organizua udhëtimi i parë i 50 qytetarëve, që fituan udhëtimin drejt Vjenës së Austrisë në kuadër të fushatës informuese të autoriteteve lidhur me liberalizimin e vizave.

Turbinat që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka, që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32 megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.

Sahat-Kulla e ndriçuar rozë në kuadër të aktiviteteve të organizuara me qëllim të ndërgjegjësimit për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit. Prishtinë 29 tetor 2024.

Pjesëmarrësit e garës me kuaj në fshatin Mejdan të Opojës në Dragash. Kjo garë u zhvillua më 1 maj dhe në të morën pjesë kalorës nga Kosova dhe rajoni.

Kjo fotografi e bërë nga lart tregon stadiumin “Adem “Jashari” në Mitrovicë gjatë punëve për rinovimin e tij. 

Liqeni i Komanit në veri të Shqipërisë ndonëse një atraksion turistik, bukuria e tij është e rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat.
Në fillim të muajit maj kur fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Ibrahim Berisha vizitoi këtë liqe, në sipërfaqe të tij shihej një sasi e madhe e mbeturinave, përfshirë thasë dhe shishe, si dhe gjësende tjera.

Shtëpia-muze në fshatin Poklek të Drenasit ku janë ekspozuar veshje e gjësende të disa prej 53 civilëve shqiptarë, kryesisht fëmijë, gra dhe të moshuar që u vranë dhe më pas u dogjën nga forcat policore serbe më 17 prill të vitit 1999 në Kosovë.

Dhjetra kosovarë marshuan nëpër rrugët e Prishtinës duke bërë thirrje për më shumë siguri për gratë dhe vajzat, vetëm disa ditë pasi një grua 21-vjeçare u qëllua për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj, më 15 prill 2024.

Një helikopter duke hedhur ujë nga ajri për të shuar zjarret në Prevallë, një vendpushim skijimi dhe fshat turistik, i cili gjatë gushtit u përfshi nga disa vatra zjarri si pasojë e temperaturave të larta.

Sorrat duke fluturuar mbi deponinë masive të mbeturinave në Mirash,Kosovë. Deponia e Mirashit është vendi më i madh i hedhjes legale të mbeturinave në Kosovë, ku grumbullohen mbetje nga së paku gjashtë qytete, apo rreth 160 mijë tonë në vit. E ndërtuar më 2006, jashtë standardeve, deponia ka tejkaluar kapacitetet dhe kohën e operimit.

Gropat e hapura të lëna pas nga aktiviteti i gurthyesit në fshatin Sankoc të Drenasit. Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit ka publikuar një raport për aktivitetin e gurthyesve, dhe ndër gjetjet kryesore për dëmet e kësaj industrie, është fakti që kompanitë, pasi e kanë kryer aktivitetin, ato nuk e kanë rehabilituar vendin ku është bërë gërmimi, duke lënë pas gropa të hapura.

Një pikturë që tregon dy fëmijë të veshur me ngjyrat e flamujve - të Shqipërsië dhe të Kosovës - teksa ecin kraheqafë. Kjo foto u bë në Prishtinë në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Gra me veshje tradicionale kroate gjatë festës së Zonjës së Madhe në Letnicë, Kosovës.
 

Ushqim i përgatitur në Kuzhinën Qendrore dhe i servuar për fëmijët e një Institucioni Parashkollor në Prishtinë. Për ushqimin në çerdhet e komunës së Prishtinës përkujdeset ndërmarrja publike lokale Kuzhina Qendrore.   

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, mirëpret presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Samitin e Evropës Juglindore që zhvilloi punimet në Tiranë, Shqipëri, 28 shkurt 2024.

Një burrë duke ecur nëpër një hekurudhë ndërsa në sfond shihen tymtarët e termocentralit në Obiliq që lirojnë gazra të cilat e ndotin ajrin. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ndotja e ajrit nga industria dhe ndotja e ajrit në shtëpi janë shqetësime të mëdha shëndetësore në Kosovë.

Një grup drerësh duke luajtur në dëborë në një fermë në fshatin piktoresk Orllan të Podujevës, Kosovë.

Dy fëmijë tërheqin sajat teksa ngjtien kodrës prej nga pastaj rrëshqasin mbi dëborë në Bogë të Rugovës, Kosovë.

Nëna e Leotrim Ahmetit në përurimin e shtatores së tij. Shtatëvjeçari u vra gjatë luftës në Kosovë. Figura e 7-vjeçarit me dorën në bark, është punuar bazuar në rrëfimin e së ëmës. Leotrimi, pasi është plagosur, i kishte thënë nënës së tij se ka diçka në bark, që është “i sëmurë nga barku”. Pas disa orëve, ai kishte vdekur.

Një grua qëndron para fotografisë së një burri ukrainas të plagosur i cili bën me gishta shenjën e fitores.  Ekspozita “Ukraina: Një krim lufte”, u hap në qendrën Barabar, në hapësirat e hotelit Grand n Prishtinë më 29 prill 2024.

Zona kufitare midis Estonisë dhe Federatës Ruse, në Narva, Estoni, shtator 2024. Kufiri i Estonisë me Rusinë, në disa pjesë, është vetëm pak metra i gjatë.