Nisma: Projekti “Kosova e Re” nuk duhet të vazhdojë siç është
Your browser doesn’t support HTML5
Termocentrali “Kosova e Re”, nuk do të ndërtohet sipas projektit aktual, nëse qeveria e ardhshme udhëhiqet nga koalicioni Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë. Kështu ka deklaruar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Bilall Sherifi nga ky koalicion. Ai po ashtu ka thënë se nëse ky koalicion do të udhëheqë me qeverinë e ardhshme, atëherë ekzekutivi nuk do të kishte më shumë se 15 ministri dhe që do të kishte më shumë gra.