Kosova ka filluar vitin 2019 pa buxhetin e miratuar nga Kuvendi. Zyrtarë të Kuvendit të Kosovës pohojnë se me të mbaruar pushimet dimërore, më 21 janar, do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën pritet të vendoset data se kur do të procedohet për miratim Projektligji për buxhetin e vitit 2019.
Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi tha për Radion Evropa e Lirë se Kryesia e Kuvendit është organi që vendosë për datën kur do të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për buxhetin e vitit 2019.
“Presim që më 21 janar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku do tëdiskutohen çështjet që janë në pritje. Nuk mund të paragjykojë, por prioritetet e seancës së parë i cakton Kryesia”, tha Krasniqi.
Buxheti i Kosovës për vitin 2019, sipas projektimit aktual, pritet që të arrijë vlerën 2.3 miliardë euro.
SHIKONI EDHE: Kosova 'nuk kursen' buxhet për Ushtrinë
Më 21 dhjetor të vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës ka votuar në parim këtë projektligj.
Kurse anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Republikës se Kosovës, shpresojnë se në njërën nga seancat e para të këtij muaji Projektligji për Buxhetin të prezantohet për lexim të dytë në Kuvend dhe miratim final.
Deputetja Safete Hadërgjonaj, zëvendës kryetare e parë në këtë Komision, beson se buxheti do të miratohet.
“Ne si Komision për buxhet dhe financa, të hënën kemi mbledhje dhe do ta kalojmë buxhetin dhe besoj se shpejtë do të jetë pjesë e seancës. Në muajin e parë dhe të dytë mund të shpenzohet buxheti. Por, ne shpresojmë se brenda janarit do të kalojë buxheti”, tha ajo.
Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, në shumë raste kanë përsëritur qëndrimet e tyre se nuk do të votojnë për miratim Projektligjin për buxhetin e vitit 2019, ngase sipas tyre, ai është i projektuar keq dhe nuk siguron zhvillim ekonomik dhe njëherësh është ndarë në bazë të interesave partiake.
SHIKONI EDHE: Vihet në pikëpyetje projekt-buxheti 2019Ndërkaq, partia tjetër opozitare, Partia Socialdemokrate e ka kushtëzuar qeverinë më disa kërkesa. Si kusht për votimin e buxhetit, PSD ka kërkuar që Ligji për pagat të miratohet në lexim të dytë së bashku me leximin e dytë të projektbuxhetit dhe liriminnga detyra i ministritë të Bujqësisë, Nenad Rikalo.
Për këtë të fundit, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kërkesa e Partisë Socialdemokrate është legjitime dhe se ai është duke shqyrtuar kërkesën.
“Lirimi nga detyra i ministrit Nenad Rikalo është kërkesë legjitime e një subjekti politik dhe do të shqyrtojmë në kohë”, tha Haradinaj.
Në anën tjetërekspertë për çështje ekonomike theksojnë se autoritet kompetente duhet të votojnë sa më shpejtë buxhetin e Kosovës për shkak se problemet mund të paraqiten tek realizimi i projekteve kapitale.
SHIKONI EDHE: Kërcënimet me grevaNaim Gashi,ekspertë për çështje ekonomike thotë se vonesat eventuale mund të ndikojnë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.
“Problemi kryesor sa i përket vonesave në miratimin e buxhetit është fillimi i realizimit të procedurave tenderuese për projektet kapitale të cilat gjenerojnëzhvillim afat gjatë dhe janë jetike për ekonominë e një vendi. Mendoj se qeveria dhe shumica parlamentare duhet të konsolidohen për arsye se është jetik për ecuritë makro ekonomike jo vetëm gjatë këtij viti por edhe për vitet në vazhdim” tha Gashi
Nga 2. 3 miliard euro sa parashihet buxheti i Kosovës,sipas projektimit aktual, rreth 770 milionë euro janë paraparë për investime kapitale.