"S'kam pse të rri këtu": Migrimi ia merr Kamenicës 13 mijë banorë

Your browser doesn’t support HTML5

Migrimi i jashtëm dhe i brendshëm i popullsisë ka ulur numrin e banorëve në komunën e Kamenicës, në pjesën lindore të Kosovës. Rrugën e migrimit, për një jetë më të mirë, do ta ndjekë edhe Lorik Morina nga fshati Topanicë i kësaj komune. Por, Loriku nuk është i vetmi që po bëhet gati ta lëshojë vendin e tij të lindjes. Njëjtë shprehen edhe banorë të tjerë të Kamenicës, të cilët presin paga më të larta dhe standard më të mirë jetese jashtë vendit.