Deputetët e Listës Serbe kërkojnë takim me Hahnin
Your browser doesn’t support HTML5
Deputetët e Listës Serbe po kërkojnë që të takohen me komisionerin për Zgjerim Johannes Hahn, i cili të hënën qëndron në Prishtinë. Ata i thanë Radios Evropa e Lirë se me të duan të bisedojnë për taksën prej 100 për qind që Qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj mallrave që importohen në Kosovë, e që janë me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.