Shumë festime, por vizat nuk u hoqën
Your browser doesn’t support HTML5
Qytetarët e Kosovës iu gëzuan shumë herë lajmeve për liberalizimin e vizave, por në realitet, ata ende nuk mund lëvizin të lirë për në vendet evropiane. Premtime e urime u bënë me dhjetëra herë nga përfaqësuesit politikë, duke u nisur nga premtimi i vitit 2010 i ish-kryeministrit Hashim Thaçi se vizat do të merreshin për 15 muaj, e deri te premtimi më i fundit i kryeministrit Ramush Haradinaj që uroi qytetarët pasi tha se ka marrë premtime nga shteti gjerman.