“Udhëtimi pa viza, ndjenjë e papërshkrueshme”
Your browser doesn’t support HTML5
Qytetarët e Kosovës kanë filluar të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, pasi që më 1 janar filloi zbatimi i vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën. Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtetet e zonës Schengen – duke përjashtuar Spanjën që nuk e njeh pavarësinë e as pasaportën e Kosovës. Disa qytetarë me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, udhëtimin pa viza e quajtën “ndjenjë të papërshkrueshme”.