Fotografja që për 25 vjet futi Kosovën në kornizë
Your browser doesn’t support HTML5
Nga fundi i viteve ’90, Laura Hasani me fotoaparatin e saj ka kapur ngjarje të ndryshme që kanë përcjellë Kosovën - nga paralufta deri te shpallja e pavarësisë e këndej. Fotografitë e saj kanë zënë edhe faqet e gazetave të huaja. “Çdo fotografi që e bëj, e bëj me qejf. Sidomos disa që janë publikuar në mediume të mëdha botërore, më bëjnë të ndihem edhe më krenare”, thotë Laura në një rrëfim për Radion Evropa e Lirë.