Trajtimi i fëmijëve në Repartin e Pediatrisë pa kushte elementare
Mjeku në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut shihet duke lexuar një rëntgen ndërsa muri ku është vendosur paneli shihet i dëmtuar nga lagështia.
Një infermiere duke u kujdesur për një fëmijë të sëmurë të shtrirë në Repartin e Pediatrisë, pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.
Aparati për sterilizim të mjeteve të punës i vendosur në hapësirë me lagështi, në një nga ordinancat e QKMF-së në Mitrovicë të Jugut.
Enët për sterilizimin e mjeteve të punës të vendosura mbi radiatorë dhe që mbahen në kushte joadekuate.
Një pincetë mjekësore e vendosur në një enë me alkool mbi një lavaman, ku shihen detergjente dhe lecka për pastrim që prekin mjetet që do të duhej të ishin sterile.
Mbi jastëk në shtratin për pacientë, shihet e lënë një dorezë mjekësore. Reparti i Pediatrisë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në në Mitrovicë të Jugut.
Prizat e prishura në një prej dhomave në Repartin e Pediatrisë, pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.
Dora e një fëmije teksa trajtohet me infuzion në Repartin e Pediatrisë, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.
Bombola e oksigjenit e ndryshkur pranë shtratit të pacientëve në Repartin e Pediatrisë, pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.
Dyshemeja e dëmtuar në Repartin e Pediatrisë.
Instalimi elektrik i prishur në Repartin e Pediatrisë, pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.
Shtretërit e vjetër prej më shumë se 25 vjetësh që nuk mund t'i lëvizësh pasi u janë prishur rrotat.
Pajisjet për inhalim shihen në një enë në lavaman në një nga dhomat në Repartin e Pediatrisë, pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.
Shtretërit e rinj, ende të papërdorur që nga viti 2016 kur edhe u blenë - objekti i ri i Pediatrisë në spitalin e Mitrovicës.
Një nga automjetet e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.
Tabela orientuese prapa së cilës është objekti i ri i Pediatrisë i ndërtuar në vitin 2016.
Dyshemeja në objektin e ri të Pediatrisë, i cili ende nuk është vënë në funksion, shihet e dëmtuar si pasojë e moskryerjes së punëve në mënyrë të duhur.
Dyshemeja e korridorit kryesor në objektin e ri të Pediatrisë, i cili ende nuk është vënë në funksion, shihet e dëmtuar.
Një nga dhomat në objektin e ri të Pediatrisë po shfrytëzohet si depo për pajisje dhe medikamente të reparteve tjera.
Kabllo instaluese të lëna jashtë në objektin e ri të Pediatrisë në spitalin e Mitrovicës.
Barishtet kanë rrethuar objektin e ri të Pediatrisë në mungesë të mirëmbajtjes dhe mosvënies në funksion.
Aneksi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në jug të Mitrovicës ku është i vendosur Reparti i Pediatrisë.