Kuqezi e verdhekaltër: Prishtina feston 28 Nëntorin

Sheshet e Prishtinës janë mbushur me flamuj kuqezi, në shënimin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Krahas flamurit shqiptar, në sheshet kryesore të Prishtinës, është vendosur edhe flamuri i Kosovës.

Dy të rinj në Prishtinë, njëri me flamurin e Kosovës e tjetri me atë të Shqipërisë duke kaluar në një prej rrugëve të zbukuruara për festë.

Shumë qytetarë kishin dalë për të festuar nëpër sheshe.

Fëmijët ishin veshur me veshje me motive kombëtare shqiptare.

Të tjerë festuan me muzikë.

Liderët e Kosovës, uruan shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, duke e quajtur festën me të rëndësishme për shqiptarët.

Një flamur i vjetër shqiptar u pa në Katedralen "Nënë Tereza" në Prishtinë i vendosur si pjesë e arkitekturës s saj. 

Edhe bizneset ishin kujdesur të vendosnin flamurin shqiptar si dhe atë kosovar. 

28 Nëntori shënohet çdo vit dhe shënon ditën kur Shqipëria shpalli pavarësinë më 1912.

Aktiviteti kryesor i shënimit të 28 Nëntorit, u zhvillua në qytetin e Vlorës në Shqipëri, vend ky ku udhëheqësit politikë shqiptarë të asaj kohe e shpallën pavarësinë.  Sivjet, krahas udhëheqësve politikë të Shqipërisë, në Vlorë, pjesëmarrës ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
 

Pamje e sheshit të përplot me njerëz në Prishtinë më 28 nëntor 2024.  

Ky lokal ishte kujdesur për zbukurime me ngjyrat kuqezi ndërsa kishte vendosur nga një flamur të vogël shqiptar në secilën tavolinë.

Një qytetare duke mbajtur një pikturë me motive kombëtare në sheshin e mbushur me njerëz.

Atmosferën festive në qytet në motin me diell po e shijonin këta dy të rinj me biçikleta.

Sheshet e Prishtinës janë mbushur me flamuj kuqezi, në shënimin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Krahas flamurit shqiptar, në sheshet kryesore të Prishtinës, është vendosur edhe flamuri i Kosovës.