Sfida e Kosovës për “Euro 2020”

Your browser doesn’t support HTML5

Kombëtarja e futbollit të Kosovës do të ndeshet me atë të Çekisë për kualifikim në kampionatin evropian të futbollit “Euro 2020”. Kjo e fundit do të jetë nikoqire e Kosovës, më 14 nëntor dhe ndeshja do të zhvillohet në qytetin çek Plzen. Ky takim konsiderohet vendimtar për të dyja kombëtaret për pjesëmarrje në “Euro 2020”. Në prag të takimit, pritjet në Kosovë janë të mëdha se kombëtarja e tyre do të fitojë këtë sfidë, gjë që do t’ia mundësonte asaj kualifikimin për në “Euro 2020”.