Betimi i kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut

Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq. Ai ka bërë betimin para Kuvendit Komunal, procedurë kjo solemne për të marrë detyrën si kryetar.

Me dhënien e betimit nis zyrtarisht mandati i Atiqit si kryetar i Komunës.

Në ndërtesën e Komunës së Mitrovicës së Veriut është vendosur flamuri i Republikës së Kosovës.

Ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Veriut të premten.

Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, u betua të premten më 19 maj në ndërtesën e kësaj komune. 

Ekipet e mediave të vendosura jashtë objektit të Komunës së Mitrovicës së Veriut mëngjesin e së premtes.

Ekipet e mediave para hyrjes së ndërtesës së Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Pranë ndërtesës shihen më shumë pjesëtarë të Policisë së Kosovës. 

Ekipi i Radios Evropa e Lirë raporton se situata këtë mëngjes është e qetë.

Objekti i Komunës së Mitrovicës Veriore para betimit të kryetarit të ri, Erden Atiq

Tre kryetarët e tjerë të rinj të komunave në veri nuk dihet se kur do ta bëjnë betimin.

Ekipi i Radios Evropa e Lirë para betimit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, ka vizituar të katër komunat veriore dhe ka parë se në hyrje të objekteve komunale në Leposaviq dhe Zubin Potok janë vendosur dyer me shufra hekuri.

Dyert me shufra hekuri të vendosura në ndërtesën e Komunës së Leposaviqit.
 

Në hyrje të objektit komunal në Zubin Potok janë vendosur, po ashtu, dyer me shufra hekuri.

Dyert me shufra hekuri të vendosura në ndërtesën e Komunës së Zubin Potokut.

Ndërtesa e Komunës së Leposaviqit.

Ndërtesa e Komunës së Zveçanit.