Kolona prej disa kilometrash në Merdare shkaku i kontrollit të shtuar

Your browser doesn’t support HTML5

Një kolonë e gjatë prej disa kilometrash është krijuar në pikëkalimin kufitar në Merdare, në territorin e Serbisë. Kjo ka ndodhur si pasojë e kontrolleve shtesë që po aplikon Dogana e Kosovës nga java e kaluar për produktet me origjinë nga Serbia. Disa shoferë të kamionëve thanë se po presin në kolonë që nga e premtja. (Kontribuoi: Sonja Goçanin)