Me gjithë brishtësinë e koalicionit aktual qeverisës në Kosovë, zyrtarë të partisë më të madhe në pushtet nuk besojnë se do të ketë nevojë për ndryshime në Qeveri.
Koalicioni i Partisë Demokratike të kryeministrit Hashim Thaçi me Aleancën Kosova e Re të afaristit Behxhet Pacolli, sipas analistëve politikë, nuk ka më shumë se 59 vota në Kuvend, çka po të vërtetohej me një mocion mosbesimi, do të nënkuptonte rënien e Qeverisë, ngaqë 61 vota në Kuvend janë limiti i fundit për mbijetesën e një qeverie.
Por, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi nuk u beson këtyre analizave. Ai beson se koalicioni do të vazhdojë punën deri në zgjedhjet e ardhshme. Kuçi nuk pret që të ketë ndryshime të mëdha në Qeveri, duke e parë si shumë më të rëndësishme përmbylljen e reformave zgjedhore, sesa thirrjen e një procesi të ri zgjedhjesh.
“Të gjitha partitë politike janë të interesuara fillimisht ta kryejnë reformën zgjedhore, të krijojmë një ambient ku qytetarët do të kenë mundësi ta shprehin vullnetin e tyre dhe vullneti i tyre do të realizohet me rezultat zgjedhor. Ne nuk kemi asnjë dilemë për punën që po bëjmë, për legjitimitetin qytetar, për angazhimin që po bëjmë dhe se kabineti qeveritar do të funksionojë gjithmonë në bazë të ligjit, Kushtetutës dhe legjitimitetit demokratik”, thotë Kuçi.
Që nga lirimi dhe shpallja i pafajshëm nga procesi gjyqësor në Tribunalin e Hagës, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte proklamuar mundësinë që të merrte nën drejtim qeverinë në bazë të një marrëveshjeje me PDK-në e kryeministrit Thaçi.
Por, PDK-ja dhe Thaçi i përcaktuan atij vijat e kuqe, e të cilat ishin se posti i kryeministrit nuk mund t’i jepej asnjë lideri tjetër politik, pos kryeministrit aktual.
Po ashtu, PDK-ja i kishte bërë me dije AAK-së së Haradinajt se ajo mund të përfshihej në Qeveri, por nuk mund ta largonte nga koalicioni aktual partinë e Pacollit.
Ramush Haradinaj thotë se ai ka provuar intensivisht të ofrojë konceptin e tij qeverisës, por nëse ai nuk mund të instalohet përmes një marrëveshjee me partinë aktualisht më të madhe, atëherë duhet pritur procesin e rregullt të zgjedhjeve në vend dhe, rrjedhimisht, edhe formimin e qeverisë së re.
“Çdo ditë e fituar për Kosovën, është ditë e fituar. Në rast se pajtohemi që në një situatë të një qeverisjeje, ta zëmë Haradinaj, do të mund të ndryshonim gjendjen, atëherë nuk është gabim çdo përpjekje që kemi bërë apo kemi bërë edhe më tutje nëse është nevoja që të fillojmë ta ndryshojmë gjendjen”, thotë Haradinaj.
Ai beson se është çështje ditësh kur do të dihet përfundimisht fati i bisedimeve që po zhvillon për ndryshimet në qeverisje.
Përveç kontakteve me kreun e PDK-së, Ramush Haradinaj ka zhvilluar takime edhe liderë të partive tjera politike në Kosovë.
Takime të tilla ai ka realizuar edhe me kryetarin e subjektit më të madh opozitar, Lidhjen Demokratike të Kosovës, me të cilën Haradinaj ishte në koalicion gjatë kohës së udhëheqjes së kësaj partie nga ana e ish-liderit të LDK-së dhe presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, thotë për Radion Evropa e Lirë se partitë politike janë pajtuar që të përmbyllet fillimisht procesi i reformave dhe më pas të shkohet në zgjedhje. Ai personalisht nuk beson se para zgjedhjeve mund të ketë një përafrim apo koalicion të ri ndërpartiak.
“Ne jemi përcaktuar për reformë zgjedhore dhe për të shkuar në zgjedhje pasi që të kryhet kjo reformë, mirëpo varet prej rrethanave, pasi që Partia Demokratike e Kosovës nuk është e gatshme që të japë konsensusin për reformën zgjedhore”, thekson Gashi.
Proceset e deritashme zgjedhore në Kosovë kanë dëshmuar se asnjë parti politike nuk ka shumicën që të formojë si e vetme qeverinë, kështu që përafrimet dhe koalicionet ndërpartiake shihen si e vetmja mundësi për të formuar qeverinë.
Ndërkaq, një fenomen tjetër që përcjell koalicionet qeverisëse në Kosovë, është ai i dobësimit të vazhdueshëm, për shkak të humbjes së mbështetjes dhe fuqisë në Parlament.