Ndërlidhjet

Kuçi: Ka keqkuptime, por koalicioni s'është lëkundur


Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka hedhur poshtë deklaratë se “lufta për të marrë meritat për njohjet e fundit”, ka lëkundur koalicioni qeverisës mes PDK-së dhe AKR-së.

“Koalicioni lidhet mbi bazën e parimeve dhe jo mbi bazën e perceptimeve personale. Ka mundur të ketë keqkuptime, por jo sa ta trandin koalicionin”, ka thënë Kuçi.

Kosova është njohur së fundi nga katër shtete, ndërsa meritat për këto njohje janë munduar t’i marrin si zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli, ashtu edhe ministri i jashtëm Enver Hoxhaj.

Kjo ka bërë që mediat të raportojnë për lëkundje të koalicionit.

“Unë e di që mund të ketë keqkuptime në raste të caktuara. Unë besoj që qeveria e Kosovës, populli i Kosovës po i gëzon ato njohje dhe partnerët tanë ndërkombëtarë dhe secili prej nesh duhet të ndjehet mirë. Në kuadër të kësaj, detyrat që i kemi, përgjegjësitë që i kemi mund të na japin më shumë ose me pak merita, por merita i takon qytetarit”, ka thënë zëvendëskryeministri Kuçi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG