Kosova ka nevojë për zhvillim dhe kualitet të ri, thotë Ramush Haradinaj, i liruar dhe shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës për krime lufte në territorin e ish-Jugosllavisë.
Këto komente, Haradinaj i ka bërë gjatë një seance solemne që Kuvendi i Kosovës kishte thirrur për të nderuar atë dhe dy të akuzuarit e tjerë nga Tribunali i Hagës, të shpallur të pafajshëm për veprat me të cilat ngarkoheshin.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi tha se vendimi i Tribunalit të Hagës dëshmoi për pafajësinë dhe pastërtitë e Haradinajt dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Krasniqi tha se Kosova ka bërë një luftë të drejtë çlirimtare në përputhje me ligjet ndërkombëtare.
Ai është shprehur kundër vënies së paraleleve mes luftës çlirimtare të Kosovës dhe asaj pushtuese të Serbisë.
Kjo sipas tij, tashmë është vërtetuar edhe nga drejtësia ndërkombëtare me vendimet e fundit të Gjykatës në Hagë.
“Përpjekjet e etshme, kaq vjet pas luftës, për të hequr paralele midis luftës së hordhive shoviniste e kriminale serbe dhe luftës çlirimtare të popullit të Kosovës dhe ushtrisë së tij, kanë qenë dhe janë të pakompromis as nga logjika e thjeshtë e lere më nga drejtësia profesionale ndërkombëtare. Ato ishin të destinuara për dështim dhe do të përfundojnë me turp”, ka thënë Krasniqi.
Me një fjalim të shkurtër para deputetëve është prezantuar më pas edhe Ramush Haradinaj.
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe më pas ish-kryeministri Ramush Haradinaj, tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me të gjithë ata që duan të çojnë Kosovën përpara.
“Ju siguroj se do të jem shumë i kujdesshëm që të punoj me të gjithë ju që të mundemi të krijojmë një kualitet shumë më të mirë në vendin tonë, në demokraci, funksionim të shtetit dhe në të gjitha temat që e preokupojnë qytetarin e vendit. Nuk do të jetë lehtë, ashtu siç nuk ka qenë as deri më tash, por ju kisha lutur që ta ndieni vetën më të fortë sepse e keni edhe një kolegë dhe do të punojmë së bashku", ka thënë Haradinaj.
Para se të merrte pjesë në seancën solemne ët Kuvendit, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka nisur ditën e tij të parë të aktiviteteve politike pas lirimit nga Tribunali i Hagës me vizita te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe shtatorja e njërit prej ushtarëve të vrarë të UÇK-së, Zahir Pajaziti në Prishtinë.
Po ashtu, ai është pritur edhe nga presidentja Atifete Jahjaga.
Haradinaj nuk ka folur për pozicionin që do të mbajë në raport me përfshirjen eventuale të AAK-së në qeverinë e Thaçit, si një nga temat aktualisht më të përfolura mediale, por është zotuar se do të angazhohet për një kualitet të ri qeverisës në Kosovë.
“Unë do të punoj me çdo njeri të Kosovës për të sjell një kualitet të ri qeverisje, kualitet të ri në zhvillim të vendit. Kuptohet, këtë ne mund ta bëjmë vetëm nis rast se të gjithë ne i kushtohemi një kualiteti më të mirë në vendin tonë”.
“Shteti i Kosovës është në sfidë, si shtet i ri dhe si demokraci. Do të thotë ne nuk rrezikohemi më si Kosovë se a do të jemi shtet por kualiteti i shtetit, demokracisë, zhvillimeve të brendshme janë në sfidë, meqenëse jemi të ri si shtet, prandaj edhe do të punojmë së bashku”, është shprehur Haradinaj.
Lirimi dhe shpallja i pafajshëm i Haradinajt dhe dy ish-bashkëluftëtarëve të tij nga ana e Tribunalit të Hagës, në Prishtinë është komentuar si ngadhënjim i drejtësisë dhe dëshmi për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndërkaq në lidhje me efektet e kthimit të tij në Kosovë, kryesisht flitet për mundësinë e përafrimit të tij dhe partisë që drejton me koalicionin qeverisës që po drejtohet nga kryeministri Hashim Thaçi.
Megjithatë, Haradinaj deri më tani nuk ka konfirmuar asgjë në lidhje me këto raportime.