Kosovarja që do të realizojë ëndrrën në Kinë

Your browser doesn’t support HTML5

Skitarja nga Prishtina, Kiana Kryeziu, është vajza e parë që do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore, të cilat do të mbahen në Pekin në muajin shkurt. Pjesëmarrjen në këto lojëra, 17-vjeçarja thotë se e kishte ëndërr qysh kur ishte e vogël. Ëndërr e saj është edhe medalja.