“Jeta” që ndryshoi jetë të grave deçanase
Your browser doesn’t support HTML5
Pavarësimin e bashkëvendëseve të saj ka 18 vjet që e ka bërë mision. Safete Gacaferi nga Deçani udhëheq organizatën “Jeta” në këtë qytet, e cila organizon kurse e trajnime për gratë. Në një rrëfim për Radion Evropa e Lirë, ajo tregon se mijëra gra deçanase janë aftësuar në profesione të ndryshme dhe se dhjetëra prej tyre kanë arritur t’i hapin bizneset e veta.