Institucionet e Kosovës nën vëzhgimin e kamerave kineze
Your browser doesn’t support HTML5
Kamera të dy kompanive kineze të sanksionuara nga SHBA-ja janë të vendosura në ndërtesa të ndryshme në Prishtinë - nga Qeveria e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit e deri te sheshet e kryeqytetit. Kamerat e kompanive Dahua dhe HikVision janë në listë të zezë të SHBA-së, për shkak të, siç thuhet, lidhjes së tyre me Qeverinë kineze dhe abuzimet e dyshuara me të drejtat e njeriut.