Grafitet zbukurojnë Prishtinën

Nga 29 deri më 31 korrik në Prishtinë mbahet festivali "Meeting of Styles".

"Meeting of Styles" synon që përmes grafiteve të ringjallë muret dhe hapësirat publike.

Edicioni i gjashtë i "Meeting of Styles" po mbahet aty ku kishte nisur, në rrugën B, të kryeqytetit të Kosovës.

Në edicionin e gjashtë po marrin pjesë mbi 100 artistë nga e mbarë bota.

Sipas organizatorëve, motoja e këtij edicioni është “E vërteta është dritë”.
Organizatorët kanë ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e "Meeting of Styles".
Një nga grafitet në rrugën B. "Meeting of Styles" është festivali më i madh i artit të rrugës në rajon.
Një nga grafitet e realizuara në kuadër të festivalit "Meeting of Styles".
Një nga pjesëmarrësit në festivalin "Meeting of Styles".
Grafit i realizuar në muret në rrugën B.
"Meeting of Styles" thotë se përgjatë edicioneve të kaluara ka arritur që tëgjallërojë hapësirat publike në Prishtinë.
Grafit i realizuar në rrugën B, në Prishtinë, në kuadër të festivalit "Meeting of Styles".
Një artist duke përfunduar portretin e një gruaje.
Përveç hapësirës së dedikuar për ngjyrosjen e grafiteve, në rrugën B organizatorët kanë mundësuar që artist të ndryshëm të argëtojnë të pranishmit me muzikën e tyre.
Një nga pjesëmarrësit e festivalit "Meeting of Styles" duke punuar në krijimin e tij.