Praga mbledh udhëheqës botërorë për diskutime rreth sigurisë globale
Your browser doesn’t support HTML5
Këtë javë, Praga do të jetë mikpritëse e forumit vjetor Globsec – më të madhit në Evropën Qendrore – për të diskutuar sfidat kryesore të sigurisë në botë. Për tri ditë rresht, nga 30 gushti deri më 1 shtator, dhjetëra udhëheqës politikë dhe ekspertë do të diskutojnë çështje kritike për sigurinë, mbrojtjen, zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, si dhe për luftërat në Ukrainë dhe Gazë. Diskutime do të ketë edhe për Ballkanin Perëndimor, nëse rajoni është në udhëkryq mes Lindjes dhe Perëndimit, dhe për mundësitë e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.