"Nga Prishtina do të tregojmë të vërtetën për Ukrainën"
Your browser doesn’t support HTML5
Rreziku nga luftimet në Ukrainë ka bërë që çifti Serhii Shevchenko dhe Liudmyla Mekh të gjejnë strehim në Kosovë. Ata kanë arritur në Prishtinë përmes programit “Gazetarët në Rezidencë - Kosova”. Nga ky vend thonë se do t’i tregojnë Evropës për krimet e kryera nga Rusia në Ukrainë. Ata, po ashtu, shpresojnë që përmes një fondacioni që drejtojnë, të jenë në gjendje t’i ndihmojnë gazetarët që po raportojnë nga zona e luftës.