Kosova në objektivin e fotoreporterëve të REL-it
Një vajzë e vogël duke shikuar fotografitë e Hënës të ekspozuara në ndërtesën e Observatorit të sapohapur në Prishtinë. Ky observator për herë të parë ishte themeluar më 1977 dhe kishte qenë funksional deri në vitet ’80.
Kjo fotografi është shkrepur në Prishtinë gjatë edicionit të gjashtë të Paradës së Krenarisë, e cila u mbajt më 9 qershor 2022.
Sahat Kulla është ndërtuar në shekullin XIX dhe është një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore të kryeqytetit të Kosovës. Objekti i Sahat Kullës në Prishtinë është ndriçuar, pasi i është nënshtruar një restaurimi disamujor. Tani, dritat në këtë objekt do të jenë shumëngjyrëshe
Kjo fotografi është realizuar në nëntor në Prishtinë në orët e pikut. Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit e Kosovës thotë se ndotje të ajrit shkaktojnë edhe makinat, sidomos ato më të vjetra që shpenzojnë më shumë naftë.
Testimi për COVID-19 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, 20 janar 2022. Më 26 janar Kosova shënoi rekord të rasteve me të infektuar nga COVID-19, gjithsej 4.397 sosh.
Xhevat Shabani, punëtor i KEK-ut, i fotografuar më 11 tetor 2022, ditën kur Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) në Obiliq bëri shpërndarjen e thëngjillit si dhuratë për punëtorët e saj për tejkalimin e krizës.
Mihja e thëngjillit në afërsi të Obiliqit. Kosova ka më shumë se 10 miliardë tonelata linjit, që është lloji i thëngjillit, dhe si e tillë është vendi i pestë në botë për nga sasia e këtij resursi. Sasinë më të madhe të energjisë elektrike, Kosova e prodhon nga djegia e thëngjillit në termocentralet e Obiliqit. Sipas Ligjit për miniera dhe minerale, licencën për eksploatimin e thëngjillit në Kosovë e ka vetëm Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).
Magjistralja Prishtinë - Mitrovicë. Në fund të nëntorit reshjet e dendura të shiut shkaktuan vështirësi në qarkullim dhe vërshime në disa komuna të Kosovës.
Një kristal galeniti në formën e një qyteti është gjetur në minierat e Trepçës ndërsa është i ekspozuar në Muzeun e kristaleve në Mitrovicë ku ruhen mbi dy mijë eksponate të nxjerra nga thellësia e minierave të Kosovës.
Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës gjatë përgatitjeve për shfaqjen me rastin e 50-vjetorit të themelimit. Kur u themelua, trupa kishte 25 balerinë të rinj, prej të cilëve 19 burra dhe 6 gra. Më 2005, Trupa e Baletit Kombëtar u rifreskua me balerinët e rinj. Por, edhe pas 50 vjetësh, ata ende nuk kanë një shtëpi të tyre, ku mund të ushtrojnë dhe të interpretojnë shfaqje.
Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut në Kosovë, organizoi një aktivitet në sheshin “Skënderbeu” për të shënuar Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur, më 27 prill 2022.
Kosova ka dalë nga lufta e viteve 1998-‘99 me më shumë se 13.000 persona të vrarë, mbi 800.000 të zhvendosur dhe më shumë se 6.000 të pagjetur.
Një mural në Rrugën B në kryeqytet. Për disa vite me radhë, në shumë rrugë të Prishtinës, janë realizuar qindra vizatime nga artistë vendorë dhe ndërkombëtarë në mure dhe në hapësira të braktisura në lokacione të ndryshme.
Një serb lokal në Mitrovicën e Veriut, mban një helmetë ku shkruan 1244(Rezoluta), teksa po protestonte më 6 nëntor, për shkak të vendimit të Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në targa RKS - Republika e Kosovës. Serbia, duke u thirrur në Rezolutën 1244 pretendonte të dërgonte trupa ushtarake në Kosovë, për siç thoshte, mbrojtur serbët e rrezikuar në veri.
Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, duke performuar në Festivalin Sunny Hill. Me moton "Set me free" (Më lër të lirë), edicioni i sivjetëm ishte thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Stacioni i trenit në Fushë Kosovë. Transporti hekurudhor në Kosovë është gati pasiv. Dikur edhe në linja ndërkombëtare, sot trenat e Kosovës qarkullojnë vetëm në dy relacione: Prishtinë - Hani i Elezit dhe Prishtinë - Pejë.
Vagonë të ndryshkur në stacionin e trenit në Bardh të Madh. Hekurudhat e Kosovës nuk janë mirëmbajtur siç duhet që nga fillimi i viteve ‘90, kur edhe kanë filluar luftërat në territorin e ish-Jugosllavisë. Me gjithë planet për investime që kanë shpallur autoritetet e Kosovës, hekurudhat mbeten të vjetra dhe vende-vende të shkatërruara.
Veteranët duke protestuar para Kuvendit të Kosovës më 16 qershor. Pakënaqësia e tyre ka të bëjë me mospërfshirjen e tyre në projektligjin që parasheh rritjen e pagës minimale.
Qytetarët në Prishtinë ndezën qirinj për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë më 11 korrik 2022.
Deponia ilegale e mbeturinave në Lebanë, Komuna e Prishtinës, fotografi e bërë në maj. Pavarësisht se autoritetet komunale e kishin pastruar këtë zonë, që gjendet pranë autostradës “Ibrahim Rugova”, qytetarët kanë vazhduar të hedhin mbeturina, përfshirë oriendi shtëpiake, materiale ndërtimore e të tjera.
Notarja Medina Surdulli, 27 vjeçe me sindromën Down, në vitin 2012 ka fituar vendin e tretë në Kampionatin Botëror të Notit për personat me sindromën Down.
Qeveria e Kosovës e kishte shpallur 2022-shin vit të personave me nevoja të veçanta, që, sipas saj, nënkupton mobilizim të të gjitha institucioneve për përmirësimin e kushteve për këtë kategori të shoqërisë.
Pamje e Parkut të Tokbahçes në Prishtinë gjatë vjeshtës.
Një burrë duke peshkuar në mes një ishulli të krijuar nga devijimi nga shtrati i rrjedhës së lumit Drini i Bardhë si pasojë e nxjerrjes ilegale të zhavorrit.
Më i shkatërruari nga nxjerrja e zhavorrit rezulton të jetë lumi më i gjatë në Kosovë, Drini i Bardhë, prej 112 kilometrash.
Një varkë shihet në Liqenin e tharë të Fierzës. Ky liqe artificial, që gjendet në kufirin midis Kosovës e Shqipërisë dhe ka kapacitetmbi 3 miliardë metër kub ujë, gjatë gushtit është tharë si pasojë e mungesës së reshjeve të shiut dhe temperaturave të larta.
Në ditën e shënimit të 110- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në mes të sheshit të Prishtinës u shpalos një flamur përmasash të mëdha me shqiponjë.
Si pasojë e thatësisë gjatë muajit gusht, në Liqenin e Fierzës, në pjesën e Kosovës, shtrati i liqenit që dikur ishte i mbushur me ujë, u shndërrua në kullotë për bagëtitë.
Shtetasit serbë duke mbajtur ikona teksa marrin pjesë në një ceremoni që shënon "Betejën e Kosovës", pranë një memoriali në Gazimestan. Kremta e Ditës së Vidovdanit, nga serbët shënohet për çdo vit, më 28 qershor.
Një nga protestat e mbajtura më 5 shtator në Prishtinë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Këto protesta u mbajtën pas rastit të dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë.
Protestë në Prishtinë për Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Motoja e protestës sivjet ishte “Drejtësi për gratë e vrara”. Në periudhën 2010-2022 në Kosovë janë vrarë 50 gra.
Fshati Hade me oborre të pashkelura dhe mure shtëpish të pabanuara. Hadja është një nga fshatrat në Komunën e Obiliqit që i përket zonës së shpallur me interes të veçantë për zgjerimin e aktiviteteve minerare të Korporatës Energjetike të Kosovës, KEK.
Një banor i Mitrovicës Veriore duke varur flamurin serb në ballkonin e tij para protestës së serbëve lokalë.
Manastiri i Deçanit. Viteve të fundit, mes Manastirit dhe institucioneve lokale në Deçan, si dhe atyre qendrore, ka pasur përplasje të vazhdueshme, për shkak të 24 hektarëve të kontestuar tokë.
Objekti i kompleksit "Iliria". Manastiri i Deçanit e ka fituar të drejtën e pronësisë me vendim gjykate, më 2016. Por, Komuna e Deçanit refuzon ta transferojë atë tokë te Manastiri, duke thënë se ajo u përket dy ndërmarrjeve publike “Iliria” dhe “Apiko”, që ndodhen në këtë qytet.
Ceremonia e shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe, patriarkut Porfirije, në Patrikanën e Pejës. Akti i shugurimit në manastirin e shekullit XIII, në Patrikanën e Pejës, është vendi ku patriarkët serbë, sipas traditës, marrin detyrën.