‘Ylberi i Prishtinës’ solli në Kosovë valle të vendeve të ndryshme të botës

Qendra Kulturore e Fëmijëve, organizoi për të 21-in vit me radhë Festivalin Ndërkombëtar të valleve "Ylberi i Prishtinës".
 

Në këtë festival morën pjesë rreth 400 valltarë në mesin e tyre nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bullgaria, Rumania, Kirgistani dhe e veçanta e këtij festivali ishte pjesëmarrja e fëmijëve nga Ukraina.
 

Gjatë hapjes së festivalit, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se "kryeqyteti mirëpriti 400 valltarë të vegjël e entuziastë nga shtete të ndryshme të botës”.
 

Krahas fëmijëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Rumania, Kirgistani, e veçanta e këtij festivali ishte prania e fëmijëve nga Ukraina të cilët morën pjesë në festival ani pse vendi i tyre është duke u përballur me përpjekjen ruse për pushtim.

Valltaret nga Ukraina duke kërcyer një valle tradicionale ukrainase.

Valltarët nga Ukraina, përveç vallëzimit interesant, prezantuan edhe veshje unike tradicionale të shtetit të tyre.

Valltarët garuan për vallen më të bukur në festivalin tradicional të valleve folklorike "Ylberi i Prishtinës".
 

Festivali “Ylberi i Prishtinës” u mbajt më 28 dhe 29 qershor.
 

Ansamblet u paraqitën me nga një valle popullore.
 

Natën e parë të festivalit, ansamblet bënë defile duke ecur nga sheshi Zahir Pajaziti deri te sheshi Skënderbeu.
 

Publiku pati mundësinë që të shohë valle edhe nga ansamblet e Kosovës dhe Shqipërisë.

Valltarët me veshje tradicionale kuq e zi.
 

Një vallëzim i veçantë që u mirëprit nga shikuesit.

Pjesëtaret e një ansambli mysafir derisa prisnin për të performuar vallet e tyre tradicionale.
 

Disa vajza duke vallëzuar në mbrëmjen finale të festivalit.