4 korriku, festë në Bondsteel

Your browser doesn’t support HTML5

Çdo 4 korrik amerikanët kudo që janë shënojnë Ditën e Pavarësisë së Shtetet e Bashkuara. Kjo festë u shënua edhe në Bondsteel bazën kryesore amerikane në Kosovë. Para ushtarëve amerikanë, senatorja Joni Ernst, tha se Kosova është një mision i veçantë për ushtrinë amerikane. Disa prej ushtarëve që prisnin që së shpejti të ktheheshin në vendin e tyre, thanë se misioni në Kosovë ishte përvoja më e mirë ushtarake deri më tani.