Kundër dhunës: Një grua e informuar është një grua e mbrojtur
Your browser doesn’t support HTML5
Nevnaka Rikallo nga Graçanica - komunë me shumicë serbe afër Prishtinës - përpiqet të ndërgjegjësojë gra të komuniteteve të ndryshme në Kosovë që të mos heshtin përballë dhunës. Përpjekjet e saj për të hapur një shtëpi të sigurt zgjatën për një dekadë të tërë. Thotë se mision i saj është t’u ofrojë mbrojtje dhe mbështetje grave që vuajnë nga dhuna. Nevenka beson se përmes edukimit për të drejtat e tyre, gratë në Kosovë mund të fuqizohen.