Escobar: Pa njohje reciproke, s'ka rrugë për në Evropë

Your browser doesn’t support HTML5

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se qëllimi përfundimtar i Uashingtonit nga dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është njohja reciproke. Ai tha se pa e njohur njëra-tjetrën, as Kosova, e as Serbia nuk mund të lëvizin drejt bllokut evropian. Në këtë intervistë, ai foli edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke theksuar se është i pagjasë që të shndërrohet në një Republikë Sërpska, sikurse në Bosnjë e Hercegovinë.