Të luftosh diskriminimin përtej kujtimeve të fëmijërisë

Your browser doesn’t support HTML5

Ergjan Mehmeti nga Shtimja, është aktori i parë nga komuniteti ashkali që ka përfunduar studimet në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Për shkak të përkatësisë etnike, ai në fëmijërinë e tij është përballur me mjaft paragjykime dhe sjellje bullizuese në shkollë. Ergjani i është kthyer vendlindjes së tij për të punuar projekte teatrore me fëmijët e komuniteteve të ndryshme për të luftuar paragjykimet.