Të jesh rom në Kosovë - “privilegj dhe sfidë”

Your browser doesn’t support HTML5

Edis Galushi, i cili i takon komunitetit rom në Kosovë, është profesor i gjuhës angleze, aktivist dhe aktor. Tridhjetekatërvjeçari nga Prizreni flet gjashtë gjuhë: përveç romishtes dhe anglishtes, edhe shqip, serbisht, boshnjakisht dhe turqisht. Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, që shënohet çdo 8 prill, Radio Evropa e Lirë ju sjell rrëfimin e tij drejt suksesit. Shkollimi është kyç në luftën e romëve për të drejta të barabarta dhe vend të merituar në shoqëri, thotë mes tjerash Galushi.