Me dronë e fara, Prishtina lufton shpyllëzimin

Your browser doesn’t support HTML5

Tri fusha futbolli. Kaq hapësirë pyjore humb Kosova çdo ditë, sipas të dhënave të organizatës Sustainability Leadership Kosova (SLK). Të nxitur nga trendi i shpyllëzimit dhe frika se Kosova do të mbetet pa pyje të shëndetshme, SLK-ja ka mbledhur të rinj për ta luftuar këtë fenomen përmes mbjelljes së farave në Prishtinë.