Drita në ditën e pavarësisë së Kosovës
Your browser doesn’t support HTML5
Në vitin 2008, Drita Kadriu vuri nënshkrimin e saj në deklaratën e pavarësisë së Kosovës. Ajo ishte pjesë e legjislaturës së tretë të Kuvendit të Kosovës, që vuri themelet e shtetit më të ri në botë, Kosovës. Gjashtëmbëdhjetë vjet pas kësaj dite, ajo rrëfen me emocione momentet kur po realizohej një qëllim i kamotshëm i qytetarëve të Kosovës, të jetojnë në shtetin e tyre të pavarur.