Nën mbikëqyrjen e milicit: "Lajmin e fshihja në xhep të xhaketës"
Your browser doesn’t support HTML5
“Situata ishte shumë e errët… nuk mund të kishte lajme të mira… por më i dhimbshmi ishte lajmi për burgosjen e gjithë atyre protestuesve, pjesëmarrësve në demonstratat e vitit ’81, që ne i quajmë Pranvera Shqiptare e Kosovës”. Kështu kujton Besa Çejku Buçinca ndjesinë e asaj kohe si prezantuese lajmesh përpara publikut shqiptar.
Thotë se puna nën censurën e ish-regjimit serb në Kosovë ishte shumë e vështirë dhe se nuk lejonte dhënien e lajmit në kohë reale.
Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, Çejku Buçinca flet edhe për “kthesën” që mori televizioni në fund të viteve ’90 dhe për “lajmin e lirisë”, siç e quan ajo.
Besa Çejku Buçinca u pensionua këtë tetor, pas punës mbi 40-vjeçare si gazetare dhe prezantuese lajmesh.