Barrikadë “spontane” në mbështetje të serbëve në Kosovë
Your browser doesn’t support HTML5
Pika kufitare e Merdares ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është mbyllur për qarkullim, pas vendosjes së barrikadave në territorin e Serbisë - rreth dy kilometra larg kufirit. Rruga Nish - Prishtinë është bllokuar që nga mbrëmja e 27 dhjetorit nga një grup prej rreth njëzet personash, me kamionë dhe traktorë. Njëri prej tyre ka thënë për Radion Evropa e Lirë se janë mbledhur “spontanisht” nga vende të afërta, për t’i ofruar mbështetje popullatës serbe në veri të Kosovës.