Festivali “Mirëdita, dobar dan”, që promovon bashkëpunimin kulturor mes Kosovës dhe Serbisë, u ndalua me urdhër të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, më 27 qershor, pak para hapjes së planifikuar të tij në Beograd.
Ngritja e gatishmërisë luftarake të forcave të armatosura të Serbisë, për herë të tretë në gjashtë muajt e fundit, nuk e shqetëson shumë popullatën pranë kufirit me Kosovën. Siç thonë ata, ushtarët në rrugë nuk janë asgjë e re për ta, dhe besojnë se bëhet fjalë për krizë të përkohshme.
Pika kufitare e Merdares ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është mbyllur për qarkullim, pas vendosjes së barrikadave në territorin e Serbisë - rreth dy kilometra larg kufirit. Rruga Nish - Prishtinë është bllokuar që nga mbrëmja e 27 dhjetorit.
Qytetarët në Prishtinë dhe Beograd, të anketuar nga Radio Evropa e Lirë, thonë se Kosova dhe Serbia do të duhej të normalizonin raportet. Por, ata kanë mendime të ndryshme se çfarë do të sillte normalizimi.
Protesta e fundit e punëtorëve kinezë në minierën "Çukaru Peki" në qytetin Bor të Serbisë lindore nxori në pah çështjen e kushteve të banimit të tyre. Katër punëtorë në këtë minierë, që folën në kushte anonimiteti, dëshmuan për kushtet e rënda jetësore dhe të punës.
A do të ndërprisnit studimet për shkak të reagimeve të rrethit lidhur me zgjedhjen tuaj se çfarë do të studioni, ose do të vazhdonit studimet pavarësisht komenteve negative?