Profesor Rade Velanovski beson se shumica e banorëve të Serbisë nuk marrin informacion real për atë që po ndodh në Kosovë.
Marrëveshjet që u nënshkruan në Serbi gjatë vizitës së udhëheqësit kinez, Xi Jinping, muajin e kaluar, mund ta kufizojnë lirinë e medias në këtë vend dhe ta rrisin shtrirjen e Kinës, paralajmërojnë ekspertët dhe aktivistët që folën për Radion Evropa e Lirë.
Tri ditë para arrestimit të një polici të Kosovës, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se të gjithë ata që e shkelin rendin kushtetues të vendit do të “ndiqen penalisht dhe arrestohen”.
Disa qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Beograd thonë se janë të shqetësuar nga kriza e re mes Kosovës dhe Serbisë. Më shumë se një javë pasi një grup serbësh sulmoi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë, duke vrarë një rreshter, tensionet mes dy vendeve mbeten të larta.
Kroacia ka ofruar portet e saj nëpër lumenj dhe det, në mënyrë që disa nga drithërat e Ukrainës të mund të arrijnë nëpër tregjet e huaja.
Trazirat në veri të Kosovës shpërfaqën reagime të ndryshme të qytetarëve të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Prishtinë dhe në Beograd. Disa i mbështesin veprimet e Qeverisë së Kosovës, disa thonë se Serbia “i ka braktisur” serbët në veri e të tjerë bëjnë fajtor Perëndimin.
Shkatërrimi i një monumenti për të rënët e Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore në Serbi ka zemëruar grupet e veteranëve dhe banorët. Një kompani ndërtimore kineze, e cila po punon në një projekt autostrade, i ka rrëzuar statujat e mëdha të luftëtarëve, afër fshatit Negrishor.
Pika e kalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Merdare u lirua për qarkullim në mëngjesin e 29 dhjetorit. Dy ditë më parë, ajo u mbyll nga Policia e Kosovës, pasi një grup serbësh brenda territorit të Serbisë e bllokoi rrugën drejt kufirit.
Pika kufitare e Merdares ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është mbyllur për qarkullim, pas vendosjes së barrikadave në territorin e Serbisë - rreth dy kilometra larg kufirit. Rruga Nish - Prishtinë është bllokuar që nga mbrëmja e 27 dhjetorit.