Automjetet e fundit me “letra ngjitëse” mbi targa
Your browser doesn’t support HTML5
Qeveria e Kosovës vendosi më 4 janar, për heqjen e letrave ngjitëse mbi targat e Serbisë, gjatë qarkullimit të tyre në territorin e Kosovës. Para hyrjes në fuqi të vendimit, në vendkalimin kufitar ndërmjet dy vendeve, në Merdarë, mbi targat serbe vazhdoi vendosja e “letrës ngjitëse” edhe më 5 janar. Automjetet me targa RKS, që nga 1 janari, qarkullojnë pa letra ngjitëse në territorin e Serbisë, me vendimin e Qeverisë së saj. Qytetarët, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë më 5 janar, shpresojnë që kjo të jetë hera e fundit që i mbulojnë targat e tyre.