Aksioni kundër Millenkoviqit trazon Mitrovicën e Veriut
Your browser doesn’t support HTML5
Grupe serbësh lokalë u mblodhën pasditen e 13 qershorit në Mitrovicë të Veriut për të kundërshtuar arrestimin e një bashkëqytetari të tyre nga Policia e Kosovës. Millun Millenkoviq dyshohet se ka organizuar dhunën kundër ushtarëve të NATO-s në Zveçan, më 29 maj. Protestuesit u tërhoqën pas disa orësh, ashtu si edhe forcat e shtuara të policisë. (Montazhi Bujar Tërstena)