Prishtina gjallërohet për Ditën e Fëmijëve

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve në kryeqytetin e Kosovës u shënua me aktivitete të ndryshme. 

Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me “Handikos”, organizuan aktivitete të ndryshme përfshirë këngë, valle dhe balet. 
 

Kjo vajzë duke shijuar aktivitetet e organizuara për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. 

Në sheshet e Prishtinës këta fëmijë të veshur me rroba të karatesë shënuan 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. 

Disa fëmijë duke vizatuar në një aktivitet të organizuar në Prishtinë më 1 qershor 2022.

Që nga viti 1950, çdo 1 qershor shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. 

Një vajzë duke lozur pingpong në qendër të Prishtinës. 

Ky fëmijë ka zgjedhur që të pikturojë fytyrën e tij, teksa në Kosovë u shënua Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. 

Sipas të dhënave nga Koalicioni për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), vetëm 1 për qind e buxhetit qendror të Kosovës ndahet për shërbimet sociale dhe qendrat e shërbimeve për mbrojtjen e fëmijëve rrezikohen të mbyllen për shkak të mungesës së financimit të vazhdueshëm. 
 

Në qendër të Prishtinës fëmijët performuan edhe akrobacione të ndryshme. 

Një fëmijë ngjyros një hipopotam. 

Këta dy fëmijë shikojnë disa fotografi të shpezëve të ekspozuara në sheshet e Prishtinës. 

Në Prishtinë, fëmijët shënuan 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve përmes aktiviteteve të ndryshme. Koalicioni për Mbrojtjen e Fëmijëve tha se Ligji për mbrojtjen e fëmijëve, pavarësisht se ka hyrë në fuqi më 2020 ende nuk ka gjetur zbatim. Kjo organizatë tha se fëmijëve po vazhdojnë t'iu shkelen të drejtat.