Protestë në Prishtinë: “Shteti po i lë gratë pa siguri”
Your browser doesn’t support HTML5
Qindra qytetarë protestuan të enjten në Prishtinë, pas vrasjes së një 35-vjeçareje në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. I dyshuar kryesor për vrasjen është bashkëshorti i saj, i cili ende ndodhet në arrati. Protestuesit kritikuan institucionet për, siç thanë, reagim jo të duhur dhe neglizhencë ndaj rasteve të dhunës dhe të vrasjes së grave.