Të artat e Kosovës kthehen në atdhe
Your browser doesn’t support HTML5
Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, më 2 gusht u organizua pritje për ekipin e xhudos pas pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Dy xhudistet e Kosovës, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova morën dy medalje të arta në këto lojëra. Kjo ishte hera e dytë që Kosova mori pjesë në Lojërat Olimpike, ku në Rio më 2016, xhudistja Majlinda Kelmendi fitoi medalje të artë në kategorinë e saj. Në “Tokio 2020”, Kosovën e përfaqësuan 11 atletë në gjashtë sporte.