Euro 2020, festë dhe zhgënjim për tifozët
Your browser doesn’t support HTML5
Kampionati i futbollit “Euro 2020” po shkon kah fundi. Dashamirët e futbollit në Prishtinë po i ndjekin me interesim takimet aktuale, që qojnë kombëtaret fituese në gjysmëfinalen e kësaj gare. Favoritet drejt finales, sipas tyre janë të ndryshëm, ndërkohë shprehin dashamirësi edhe për ekipet që tashmë janë eliminuar nga gara, përfshirë edhe Zvicrën, ku luajnë disa futbollist me prejardhje nga Kosova. “Euro 2020” është shtyrë për një vjet dhe për herë të parë po luhet në 11 qytete të shteteve të ndryshme të kontinentit.